links.gif
Alpet Shqiptare - alpetshqiptare.com
   
R Ë N D Ë S I A


[...] Deçani me rrethinë shtrihët në sipërfaqe prej 371 km2, shtrihet në perëndim të Kosovës, në një konfiguracion të lërmishëm natyror. Ka afro 65000 banorë. Në shtrierjen gjeografike të Deçanit mbizotëron klimë e butë me ndikim mesdhetar. Në viset malore dhe kodrinore ekziston klimë e përshtatshme për zhvillimin e Turizmit Veror dhe Turizmit Dimëror. [...]

[...] Pjesët e Bjeshkëve të Nemuna që i përkasin komunës sonë janë të përbëra prej një rrjeti të lugjeve, të akullnajave, luginave lumore, cirqeve, etj.që janë atrakcion i vërtetë. [...]

[...] Kushtet klimatike të kompleksit të Bjeshkëve të Nemuna, mund të vlerësohen nga aspekti i pozitës klimatike, vlerave mesatare dhe ekstreme të elementëve klimatik, formsimi i pejsazheve autentike, si komponent e ekosistemeve, dukurive dhe hapësirave me vlera të veqanta si edhe rëndësia rekreativo-turistike në aspektin biomedicinal. [...]

[...] Numri i madh i liqeneve me origjinë glaciale të njohur në gjuhën popullore si “sytë e maleve”, diverziteti biologjik me gjithë larmin e organizmave të gjallë, flora dhe vegjetacioni, me masivin malor të mbi 1000 llojeve gjer më tani të hulumtuara, si mozaik i ndërlikuar dhe kompleks i bashkësive bimore të cilat hapsira ndryshohen pak a shumë në menyrë të vazhdueshme në perputhje me ndryshimet e kushteve të ambientit, klimës, mezo dhe mikro klimës, reliefit, përbërjes gjeologjike, përbërjes pedologjike, si dhe kushteve hidrologjike; [...]

Alpet Shqiptare - alpetshqiptare.com
     MEDIAT PËR PROJEKTIN
Qendra skitare në Kosovë

Prishtinë, 22 janar 2004 - Turizmi Komunës së Deçanit mund t'i kthehet në ditët e ardhshme kur është paraparë që mbrenda disa ditëve të fillojë punën qendra skitare. Projekti i nisur para dy viteve do të fillojë të vihet në jetë në bjeshket e Belegut afër Deçanit, me investim të firmës „Qaza“, e cila vetëm ka filluar të vihet në jetë me vënien e dy teleferikëve dhe skiashensorit, ndërsa që për më vonë ka paraparë të ndërtohen objektet e tjera përcjellëse. Në ndërkohë Komuna e Deçanit ka paraparë që në një të ardhme të afërt ndërtimin e një qyteti olimpik. Kjo është bërë e ditur të enjten nga kryetari i klubit të skitarisë „Gjeravica“ të Deçanit, Selman Berisha, i cili njëherësh është edhe kryetar i grupit parlamentar të Komunës së Deçanit. më shumë...

 
Alpet Shqiptare - alpetshqiptare.com

  All rights reserved. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara - N.SH.H. Alpet Shqiptare - alpetshqiptare.com
is a part & project of: Qaza Group  -  D e ç a n  1 9 8 9  -  2 0 0 4