links.gif
Alpet Shqiptare - alpetshqiptare.com
   
Deçanit mund t'i kthehet turizmi me një investim në një qendër skitare

Qendra skitare në Kosovë

Prishtinë, 22 janar 2004 - Turizmi Komunës së Deçanit mund t'i kthehet në ditët e ardhshme kur është paraparë që mbrenda disa ditëve të fillojë punën qendra skitare. Projekti i nisur para dy viteve do të fillojë të vihet në jetë në bjeshket e Belegut afër Deçanit, me investim të firmës „Qaza“, e cila vetëm ka filluar të vihet në jetë me vënien e dy teleferikëve dhe skiashensorit, ndërsa që për më vonë ka paraparë të ndërtohen objektet e tjera përcjellëse. Në ndërkohë Komuna e Deçanit ka paraparë që në një të ardhme të afërt ndërtimin e një qyteti olimpik. Kjo është bërë e ditur të enjten nga kryetari i klubit të skitarisë „Gjeravica“ të Deçanit, Selman Berisha, i cili njëherësh është edhe kryetar i grupit parlamentar të Komunës së Deçanit. Promovimi i pjesës së parë të investimeve që kapin shifrat mbi 1,8 milion euro pritet të bëhet më 7 mars me rastin e kupës së Gjeravicës që do të mbahet në bjeshkët e Belegut afër Deçanit, ndërsa deri në fund tëvitit do të ketë edhe disa objekte të tjera të nevojshme për këtë fushë të turizmit. Sipas ekspertëve bjeshkët e Belegut janë të përshtatshme për ndërtimin e jo vetëm të shtigjeve alpike, por edhe për ato nordike. Feim Alaj, menaxher i firmës “Qaza” të enjten në Prishtinë ka deklaruar se „ne vetëm kemi filluar me investimet, pasi tashmë kemi sjellë dy teleferikë dhe një skiashensorë, si dhe dy „Ratrak“ (mjeti për shtypjen e borës dhe përgatitjen e stazës së skijimit), të cilët do të montohen dhe do të na lidhin deri në majën e „Rupës“ (maja më e lartë në bjeshkët e Belegut) e lartë 2.505 metra“. Plani për ndërtimin e një qendre skitare në këto bjeshkë sipas kryetarit të klubit deçanas, Berisha „ka filluar qe dy vite, ku kanë punuar disa ekspertë, ndërsa do të fillojë të vihet në jetë sivjet kur pritet që me mbështetje të Kuvendit Komunal të Deçanit në të ardhmen të ndërtohet edhe qytetit olimpik“. Në vitet e ardhshme priten edhe investime të tjera me vlerë për këtë fushë të turizmit për të kompletuar infrastrukturën e duhur.

Alpet Shqiptare - alpetshqiptare.com
     MEDIAT PËR PROJEKTIN
Qendra skitare në Kosovë

Prishtinë, 22 janar 2004 - Turizmi Komunës së Deçanit mund t'i kthehet në ditët e ardhshme kur është paraparë që mbrenda disa ditëve të fillojë punën qendra skitare. Projekti i nisur para dy viteve do të fillojë të vihet në jetë në bjeshket e Belegut afër Deçanit, me investim të firmës „Qaza“, e cila vetëm ka filluar të vihet në jetë me vënien e dy teleferikëve dhe skiashensorit, ndërsa që për më vonë ka paraparë të ndërtohen objektet e tjera përcjellëse. Në ndërkohë Komuna e Deçanit ka paraparë që në një të ardhme të afërt ndërtimin e një qyteti olimpik. Kjo është bërë e ditur të enjten nga kryetari i klubit të skitarisë „Gjeravica“ të Deçanit, Selman Berisha, i cili njëherësh është edhe kryetar i grupit parlamentar të Komunës së Deçanit. më shumë...

 
Alpet Shqiptare - alpetshqiptare.com

  All rights reserved. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara - N.SH.H. Alpet Shqiptare - alpetshqiptare.com
is a part & project of: Qaza Group  -  D e ç a n  1 9 8 9  -  2 0 0 4